Objektivi kyqë i kompanisë sonë është sigurimi i shërbimeve vijuese në nivel të shkëlqyeshëm:

  • SHITJE & DISTRIBUIM
  • LOGJISTIK
Shitje & Distribuim

Ekipi ynë me eksperiencë të shitjes & distribuimit është i organizuar mirë për ti knaqur kërkesat e tregut në Kosovë. Ne sigurojm shërbime kualitative në hapsirat e shitjes, distribuimin e mallit, etj.

Me qëllim që të arrijmë këtë, në jemi duke provuar që të mbajmë:

  • strukturën efektive organizative;
  • trajnim & edukim të rregulltë për përsonelin tonë,
  • investim të vazhdueshëm në modernizim & zhvillim.

Tani departamenti ynë i shitjes & distribuimit numëron 28 punëtorë. Flota jonë është plotësishtë e pajisur me pajisje fiskale, HHC (Psion) e përkrahur nga programi modern i distribuimit. Përmbahet nga:

  • 2 Kombi Shpërndarës të mëdhenjë
  • 20 Kombi pikapa
  • 6 Vetura
Logjistika

Kompania jonë mund të ofrojë shërbime shumë efektive në fushën e menagjimit të depos & të gjitha procedurat lidhur me import, eksport, pastrim doganor, procesim të taksave  & akcisave. Ne kemi një depo të gjërë me 1.200m2, të pajisur me program për menagjim modern të depos duke siguruar menagjim kualitativë me stoqet.